Seria A,Atalanta thyen Interin,Berisha
në super formë, fiton Napoli, X Lacio

Seria A,Atalanta thyen Interin,Berisha<br />në super formë, fiton Napoli, X Lacio
Atalanta ka fituar 2-1 ndaj Inter duke thelluar krizën te ekipi nga Milano, të cilët tashmë i bëjnë llogaritë nga vendet e fundit të renditjes.  

Vendasit shënuan të parët që në minutën e 2-të me Di Gennaro. Pjesa e parë do të mbyllej me këto shifra, pavarësisht rasteve të të dy ekipeve. 

Inter barazoi me Eder në minutën e 50-të, pas një gjuajtje nga rreth 30 metra. Ai shënoi me një goditje të fortë nga jashtë zonës duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit shqiptar të Atalantës, Etrit Berisha.

Megjithatë shqiptari bëri një nga ndeshjet më të mira të tij pasi ka realizuar një sërë pritjesh duke mënjanuar gola të sigurtë në portën e Atalantës.

Por kur pritej që  të dy ekipet t'i drejtoheshin fundit të takimit me rezultatin e barabartë, në minutën e '88-të, një ndërhyrje e parregullt në zonën e rreptësisë nga mbrojtësi i Inter, Santon, në dëm të Franck Yannick Kessie të Atalantës, për arbitrin është penallti. 

11-metërshi u ekzekutua në rrjetë nga Mauricio Pinilla, i cili i jep fitoren ekipit të tij dhe zhyt në krizë të thellë ekipin e Frank de Boer. 



Në ndeshjet e tjera, bie në sy fitorja e Napolit 2:1 ndaj modestëve të Crotone. Bardhekaltrit luajtën për 60 minuta me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Manolo Gabbiadini-t. Golat për ekipin e Maurizio Sarri-t u shënuan nga Jose Maria Callejon në minutën e 17' dhe Nikola Maksimovic në të 33'-ën. Goli i vetëm për vendasit ishte ai i Aleandro Rosi në minutat e fundit të ndeshjes. 



Fitore në transfertë regjistroi edhe Fiorentina në shifrat 5:3 ndaj Cagliarit. Ndërsa Lazio ndalet në barazim 2:2 në Torino. Pas 9-të jave kampionat, renditja e Seria A kryesohet nga Juventus, pavarësisht humbjes me Milanin një natë më parë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara