Seria A, Brozoviç nderon Interin
Napoli thyen Cagliarin, merr kreun

Seria A, Brozoviç nderon Interin<br />Napoli thyen Cagliarin, merr kreun
Interi mposht 2-1 Beneventon në transfertë dhe mbetet në vendet e para në klasifikim me 19 pikë pas 7 javëve. Heroi i takimit ishte kroati Marcelo Brozovic autori i të dy golave. Fillimisht mesfushori tund rrjetën me kokë në minutën e 19-të. Ndërsa më pas realizon një gol kryevepër nga goditja e dënimit.

Benevento e Memushajt ngushton rezultatin me D’Alessandro në fundin e pjesës së parë dheiI afrohet edhe barazimit por nuk arrin dot. Zikaltërit marrin tre pikët e radhës.Lazio shkatërroi Sassuolon duke e mposhtur 6-1 në Olimpico.

Nga ana tjetër vijon marshimi i Napolit që shtyp Cagliarin dhe konfirmohet në krye të Serisë A me pikë të plota duke koleksionuar fitoren e 7-të në po kaq ndeshje. Në San Paolo përfundon 3-0 për skuadrën e kaltër që ndeshjen e zhbllokon shumë shpejt me Marek Hamshik.

Sllovaku tund rrjetën në minutën e katërt. Dyfishimi vjen në minutën e 40-të me lojtarin më në formë Dris Mertens. Belgu kthen në gol një penallti. Ndërsa llogaritë i mbyll në fillimin e pjesës së dytë mbrojtësi Koulibaly duke bërë që Napoli-Cagliari të përfundojë 3-0.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool