Drejtuesit e ekipit të Juventusit po përgatiten për të firmosur një kontratë të re me legjendën e portës bardhezi, Buffon deri në vitin 2016. Lajmi është mësuar nga burime pranë “Zonjës së Vjetër” raportojnë mediat italiane.
Akoma nuk dihet shumë që do ti ofrohet Buffonit në kontratën e re, por ajo që ka më shumë rëndësi në këto momente është kontrata që do ta mbajë të lidhur në Torino ish – kampionin e botës dhe fituesin e disa trofeve në rang ekipor Buffonin. Kontrata e re do të thotë që lojtari do të jetë i lidhur me Juventusin deri në moshën 38 vjecare. Ky është një lajm mjaft i mirë ppër drejtuesit dhe tifozët bardhezi pas largimit të Alesandro Del Pieros drejt Australisë.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com