Ndeshja derbi Roma - Lazio ka dhuruar gjithcka duke filluar nga dhuna, golat, ankthi dhe shumë spektakël në fushë. në prag të ndeshjes Roma - Lazio grupimet e dy tifozerive janë përleshur mes tyre duke shkaktuar kaos në ambjentet e jashtme te stadiumit 'Olimpico', por edhe në të gjithë qytetin e Romës.

Një tifoz ekstremist i ekipit të Lazio i pajisur me mjete të ftohta, thikë ka plagosur dy tifozë të ekipit të Romës. Policia ka vazhduar shpërndarjen e turmës me gaz lotsjellës që është mbledhur në pjesë të ndryshme të stadiumit. Më pas dhuna i ka lënë radhën fushës së lojës, ndeshja ka nisur e mirë për ekipin e Laizos që shënon shumë shpjet me sulmuesin Hernanes duke befasur Romën dhe vendosur heshtjen në një pjesë të stadiumit.

Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë e ndeshjes, ndërsa në të dytën Lazio ka një mundësi me Hernanes për të kaluar në avantazh me një penallti, por sulmuesi ka shpërdoruar duke gabuar. Megjithatë Roma nuk dorëzohet dhe në minutën e 57' fiton një penallti që shndërrohet në gol nga kapiteni Totti duke vendosur baraspeshën në 'Olimpico'.


d.b/shqiptarja.com