Kampionati italian vazhdon sot me ndeshjet e tjera të javës, mes të cilave spikasin Kaljari-Milan dhe Inter-Kievo.

Kuqezinjtë më në fund ka gjetur qetësinë e munguar me ardhmen e Mario Balotelit që ka qetësuar shumë stafin drejtues me paraqitjen e tij në ndeshjen me Udinesen që shënoi një dopietë.

Edhe sot sulmuesi pritet ta nisë formacionin nga minuta e parë së bashku me El Sharauin.

Ndërsa Interi në mbrëmje kërkon të bëjë autokritikë pas humbjes javën e parë 3-1. Ndeshja me Kiveon kuotohet shumë e lehtë për formacionin e trajnerit Stramacioni.