/ATSH-Arbi Fortuzi/-Java e 29-të e Serisë A ka treguar edhe njëherë se Juventus është zot i kampionatit italian të futbollit. Bardhezinjtë kanë mundur me rezultatin 2-0 Empolin në "Juventus Stadio" me gola të shënuar nga Tevez dhe Perreira. Fitore kanë arritur dhe Lacio e Roma.
Verdhekuqtë kanë mundur në Olimpico Napolin me rezultatin 1-0. Djemtë e Rudi Garcias kanë fituar në fushën e tyre pas pesë vitesh. Lacio ka arritur fitoren e shtatë rradhazi. Viktima e rradhës ishte Cagliari. Milan nga krahu tjetër mundi Palermo në "Renzzo Barbera" dhe tashmë kuqezinjtë ëndërrojnë një vend në Europa Ligë.
Rezultat surprizë i kësaj jave ka qenë barazimi i Interit në "San Siro" përballë Parmës, që tashmë është zyrtarisht në Serinë B. Golin për verdheblutë e shënoi anësori shqiptar, Andi Lila.
Roma rrezikon të humbas pesë pikë në klasifikim:
Verdhekuqtë e Rudi Garcias mund ta shohin veten shumë shpejt pesë pikë më pak se kanë grumbulluar. Kjo për shkak të disa pankartave aspak të bukura të tifozerisë së saj. Mediat e gadishullit Apenin kanë sportive Shoqërinë Sportive të Romës për mosmarrjen e masave për mbarvajtjen e tifozerisë dhe pankarteve që këto tifozeri publikojnë gjatë ndeshjes në stadium, të cilat kanë qënë ofensive ndaj disa subjekteve, disa prej të cilave edhe nuk jetojnë më.
Prej këtej Federata ka nisur një hetim dhe në rast se provohet akuza Roma rrezikon jo vetëm gjobë, por edhe uljen e disa pikëve në klasifikim, ku në rastin më të mirë është 5 të tilla. Ky penalizim mund të bëjë që Roma të gjejë veten shumë pranë Fiorentinës, duke i hapur shpresat e skuadrës së Montellas për një vend në Ligën e Kampionëve.
/Shqiptarja.com