Seria A, Juventus fiton sërish
ruan distancën me Romën

Seria A, Juventus fiton sërish<br />ruan distancën me Romën
Mbrëmja e sotme ka qenë e thjeshtë për skuadrën e Massimiliano Allgerit, ku ka mjaftuar vetëm Higuain për të vendosur fatin e lojës.

Juventus ka arritur të marrë fitoren në transfertë me Cagliarin, ku ka shënuar dy gola të cilët mbajnë firmën e El Pipita.

Në minutën e 37-të, Higuain u nis nga një pozicion në limitet e një pozicioni jashtë loje, ku pas një asisti të Marchisio, duke shënuar golin e avantazhit për Juventusin.

Edhe goli i dytë për Juventusin do të vinte nga Higuain, i cili pas një shërbimi të Dybala, arriti të mposhte për herë të dytë portierin e Cagliari-t.

Kartoni i Barellas në të 67-ën, e la Cagliarin me një lojtar më pak, duke e bërë më të thjeshtë për bardhezinjtë ruajtjen e rezultatin dhe marrjen e tre pikëve.

“Zonja e Vjetër” vazhdon të jetë në kreun e tabelës, duke ruajtur distancën prej shtatë pikësh nga Roma e vendit të dytë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos