Juventus e mbyll javën e fundit si kampione e Italisë dhe si rekordmene absolute e Seria me 102 pikë. Fitorja 3-0 me Cagliarin i vuri vulën e rekordit titullit bardhezi që festuan trofeun e 30-të, ose i 32-ti siç thonë tifozët Juventinë, duke llogaritur edhe 2 trofetë që i janë hequr.

Me një rekord absolut dhe për Europën, pasi e mbylli kampionatin me 102 pikë, pasi rekordin e deritanishëm e kanë mbajtur Barcelona dhe Real Madridi me nga 100 pikë. Kurse Juve tashmë thyen këtë rekord.

Një rezultat i arritur në fushën e lojës me 33 fitore në total, e fundit ndaj Cagliarit, që më shumë ishte një stërvitore për bardhezinjtë.

Shënuan në fakt disa prej lojtarëve kyç të këtij sezoni, si Andrea Pirlo që ishte ekzekutuesi i një goditje dënimi perfekte, apo Lorente që u gjend gati kur iu dha mundësia dhe Marchisio.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)