Stevan Jovetiç
TIRANË, 16 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Mesa duket Juventus ka zgjedhur gjahun e saj për merkaton e dimrit dhe bëhet fjalë për bomberin që luan në Premier Ligë, tek Manchester City, Stevan Jovetiç.
Sipas mediave të gadishullit italian, sulmuesi malazez nuk ka pritur mirë afrimin tek citizen të Bony dhe për këtë ka kërkuar largimin. Juventus nga krahu tjetër ka parë gjithnjë me admirimin 25-vjeçarin, që njeh mirë Serinë A, pasi në të shkuarën ka luajtur edhe me Fiorentinën.
Drejtuesit bardhezi, sipas mediave italiane kanë nisur një ofertë zyrtare për lojtarin e cila është afërsisht 24 milion euro, me formulën e huazimit me detyrim blerje, pra 2.5 milion euro do të derdhen në arkat e City-t brenda janarit, ndërsa pjesa tjetër, pra 21.5 milion euro në qershor. Tashmë pritet përgjigja e kampionëve të anglisë, që çmimin fillestar për lojtarin e kishin vendosur 33 milion euro, por bardhezinjtë shpresojnë një ulje të kësaj vlere.