Seria A, Juventusi nuk ndalet
humbasin Roma dhe Milani

Seria A, Juventusi nuk ndalet<br />humbasin Roma dhe Milani
Juventusit i mjaftojnë vetëm 30 minuta lojë për të mposhtur Sassuolon dhe për tu shkëputur në krye të klasifikimit të Serisë A.

Në “Mapei Stadium” bardhezinjtë e Allegrit fitojnë 2-0 ndaj Sassuolos i cili në asnjë moment nuk tregoi se mund të merrte diçka përballë kampionëve.

Gonzalo Higuain shënoi golin e parë ndërsa më pas ishte gjermani Sami Khedira që shënoi një gol të bukur dhe mbylli llogaritë.

Roma u mposht nga Sampdoria 3-2 dhe kështu Juvja në kuotën e 51 pikëve është tashmë 4 pikë larg vendit të dytë.

Javë e zezë edhe për Milanin që pasi u eliminua nga Kupa e Italisë pëson humbje edhe në kampionat.

Kuqezinjtë në Friuli ndaj Udinezes kalojnë të parët në avantazh me Bonaventurën por më pas golat e Thereau dhe De Paul i japin fitoren Udinezes.

Ndërsa Fiorentina ka barazuar 3-3 me Genoan.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos