Rei Manaj rikthehet mes të grumbulluarve të Peskarës së Masimo Odos.

Sulmuesi shqiptar ka qëndruar jashtë listës së 22 lojtarve për ndeshjen e javës së shkuar kundër Romës, ndeshje në të cilën shënoi shqiptari tjetër i kombëtares tonë, Ledian Memushaj.

Kjo erdhi si pasojë e qëndrimeve jo profesionale që ka mbajtur ndaj trainerit Odo. Tashmë duket se dënimi ka marrë fund dhe Manaj do të jetë i gatshëm për sfidën e ardhshme por duke e nisur nga stoli.

Peskara luan të dielën në mesditë në fushën e saj ndaj Kaljarit në një ndeshje delikate për mbijetesën. Kujtojmë se të zotët e shtëpisë vijnë nga një bilnac negativ me plot gjashtë humbje rradhazi. Fitorja të dielen për ta është më shumë se detyrim. 

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com