29-vjeçari i cili ka qenë pjesë e Romës në sezonin 2013-2014 është shprehur se edhe pse Juvja është favorite mund të jetë skuadra kryeqytetase surpriza e vërtetë e këtij kampionati.
Sipas Benatia, Roma i ka të gjitha mundësitë për të qenë një rivale e denjë për skuadrën e Massimiliono Allegrit në garën për titull. Përveç se është një ekip me shumë kualitete brenda Roma drejtohet nga një trajner shumë i aftë si Luciano Spaletti deklaroi mbrojtësi i lindur në Francë, duke nënvizuar se verdhekuqtë do lutfojnë dhëmbë për dhëmbë me Juventusin deri në fund të sezonit.
Pas Romës për Benatian vjen Interi. Mbrojtësi maroken në intervistën e tij theksoi se zikaltërit kanë zhvilluar një merkato interesante. I pyetur për Milanin, Benatia shtoi se kuqezinjtë tashmë drejtohen nga një trajner i madh si Vincenzo Montella. Asnjë fjali e Benatia për Napolin që këtë verë humbi Gonzalo Higuain i cili u transferua te Juventusi.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com