ITALI - Ka nisur keq aventura e ekipit të Milanit në Seria A. E sapongjitura nga Seria B, Hellas Verona, i ka shkaktuar humbjen e parë ekipit të Berluskonit. Ndeshja e cila zhvillohej në Verona, shihej si një udhëtim relativisht I lehtë për kuqezinjtë të cilët vinin edhe nga një rezultat deri diku pozitiv në paraeleminatoret e Champions League, teksa kishin barazuar me PSV Einthoven. E në fakt kështu u duk, kur në minutën e 15 i riu, Andrea Poli shënon në portën e vendasve.

Do të kalonin po aq minuta, që veteran, ish-I I Milanit, Luka Toni do të shënonte golin e barazimit. Me këtë rezultat ka mbaruar pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën Milani është përpjekur të arrijë rezultatin pozitiv duke siguruar tre pikët, por kanë qenë veronezët që sërish me Tonin kanë shënuar në minutën e 53. Nuk ka më histori megjithë përpjekjet e Mario Balotelit, i cili nuk harroi që menjëherë në ndeshjen e parë, të merrte edhe kartonin e parë, për fatin e Milanit, të verdhë.


Ndeshja tjetër, ajo mes Sampdorias dhe Juventusit është mbyllur me fitoren e bardhezinjve me rezultatin e ngushtë 1-0. Goli u shënua nga Karloz Tevez në pjesën e dytë në minutën e 58, ndërkohë që Sampdoria nuk arriti dot të merrte qoftë edhe një barazim. Sot zhvillohen edhe ndeshjet e tjera të Serisë A, ku bie në sy sfida Inter-Geneo. Ndeshjet e tjera janë Cagliari-Atalanta, Lazio –Udineze, Livorno-Roma, Parma-Chievo, Napoli-Bolonja, Torino-Sasuolo.
 
REZULTATET E DJESHME
 
KAMPIONATI ANGLEZ
■ Fulham-Arsenal 1-3
■ Hull-Norëiç 1-0
■ Neëcastle-Ëest Ham 0-0
■ Aston Villa-Liverpul 0-1
 
KAMPIONATI GJERMAN
■ Bayern Munih-Borusia Monchengladbah 2-0
■ Hanover-Shalke 04 2-1
■ Hoffenheim-Fraiburg 3-3
■ Mainz-Volsburg 2-0
■ Hertha-Hamburger 1-0

Lajmi u përditësua

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.08.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)