Milani ka qënë surpriza e javës së parë në kampionatin italian të futbollit. "Djalli" është mundur me rezultatin 0-1 në shtëpi përballë ekipit të Sampdorias. Të besuarit e trajnerit Alegri kanë zhgënjyer plotësisht me nivelin e lojës që kanë zhvilluar gjatë 90 minutave.

Humbja ka nxjerrë në pah edhe njeherë largimet e sulmuesve Ibrahimovic dhe Cassano dhe mbrojtësit brazilian Tiago Silva gjatë merkatos së verës. Përballë Sampdorias së drejtuar nga trajneri Cirro Ferrara, kuqezinjë kanë qënë inekzistentë në fushë, ndërsa miqtë janë mbrojtur me kujdes dhe kanë pritur minutën e 59' të ndeshjes për të shënuar golin e fitores me Costën pas një goditje nga këndi.

(d.b/shqiptarja.com)