Pas supersfidës mes Juventusit dhe Romës, e cila përfundoi me rezultatin e thellë 3-0 për bardhezinjtë, hapin e kampionëve e ka mbajtur edhe Napoli që sot në mesditë ka mposhtur me vështirësi ekipin e Sampdorias me rezultatin 2-0.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rrjeta të paprekura, ku vlen të theksohen rastet e humbura nga Higuain dhe Kalejon.

Por në fraksionin e dytë të ndeshjes, Napoli shënon dy herë shumë shpejt me Martens, veçohet goli i dytë me goditje dënimi.

Me këtë fitore Napoli arrin në kuotën e 39 pikëve, 10 më pak se kryesuesit e Juventusit dhe 2 pikë larg Romës së vendit të dytë.

Milani ka siguruar një fitore tejet të çmuar përballë ekipit të Atalantës në shtëpi me rezultatin e thellë 3-0.

Kuqezinjtë e nisin në mënyrën më të mirë Vitin e Ri 2014 me shpresën se edhe me ndihmën e merkatos do të arrijnë që të futen në mesin e ekipeve më të mira deri në fund të kampionatit.

Dy nga tre golat e ndeshjes për Milanin janë shënuar nga kapiteni Kaka që ka festuar golin e 100 me kuqezinjtë.
 
Seria A

Genoa 2 - 0 Sassuolo
Milan 3 - 0 Atalanta
Catania 2 - 0 Bologna
Napoli 2 - 0 Sampdoria
Parma 3 - 1 Torino
Udinese 1 - 3 Hellas Verona

d.b/shqiptarja.com