Kampionati italian ka ofruar surpriza në javën e 17, një javë e vështirë për skuadrat pretendente. Inter nuk ka arritur të fitojë në fushën e Chievo-s. Zikaltërit e kanë filluar takimin me gol të Perisiç por do të ishte në minutën e 91 një veteran i Serisë A, 39 vjeçari Sergio Pellisier i cili me një parabël të thjeshtë arriti të mposhtë portierin Handanoviç.
Chievo vs Inter 1-1
Ndërkohë, ‘kushërinjtë’ kuqezinj u mposhtën në San Siro me rezultatin 0-1 nga Fiorentina.
Milan vs Fiorentina 0-1
Napoli ka arritur të fitojë ndaj SPAL me një gol në minutën e 45’ të Raul Albiol ndërsa Lazio mposhti Cagliarin në ‘Olimpico’ me rezultatin 3-1.
Napoli vs SPAL 1-0
Për lacialët shënuan Milinkoviç-Saviç, Acerbi dhe Luliç ndërsa për Cagliarin shënoi Joao Pedro. Ndërkohë supersfida e javës së 17 të Seria A luhet në Juventus Stadium mes Juventusit të vendit të parë dhe Romës.
Lazio vs Cagliari 3-1
Rezulatet e javës së 17 të Seria A
Lazio 3 - 1 Cagliari
Napoli 1 - 0 SPAL
Milan 0 - 1 Fiorentina
Empoli 2 – 4 Sampdoria
Genoa 3 – 1 Atalanta
Sassuolo 1 – 1 Torino
Udinese 1 – 1 Frosinone
Parma 0 – 0 Bologna
20:45 Juventus - Roma