Seria A po zgjerohet më shumë edhe në tregun e kontinentin aziatik veçanërisht nga pronarët e klubeve të Milanos, Inter dhe Milan.
Drejtuesit e dy ekipeve milaneze po shqyrtojnë mundësinë që derbi “Madoninës” të zhvillohet në orën 12:00 ose 18:00, orare këto të favorshme për vendet aziatike.
Mediaset dhe Sky, dy televizionet që kanë të drejtat televizive të Seria A, kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre pasi këto orare të papërshtatshme po dëmtojnë investimin e tyre, duke qenë se këto orare janë të papërshtashme për shikuesit në Evropë.
Rrjedhimisht bie shikueshmëria, çka përkthehet në humbje financiare për këto media.
Zhvillimi i ndeshjeve në orën 15 të shtunave dhe 18 të dielave nuk parashikohej në kontratën e mëparshme, ashtu si fakti se oraret që kanë më shumë shikues janë lënë për skuadra jo të mëdha.
Sky dhe Mediaset ia kanë komunikuar pakënaqësitë e tyre Lega Calcio Serie A, të cilët janë drejtuesit e Seria A, madje Mediaset ka kërcënuar drejtuesit e futbollit Italian se do ta çojë çështjen në gjyq nëse nuk respektohet kontrata e të drejtave televizive që iu përket dy mediave në tre vjeçarin 2015-2018.
Lega në një komunikatë për shtyp bëri të ditur se: “Zgjedhja e orarit të ndeshjeve është një e drejtë ekskluzive e Lega Calcio Serie A, që do të bëjë gjithçka është e mundur për të shamngur që këto ndeshje të zhvillohen në të njëtin orar”
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com