/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Roma ka fituar minimalisht dhe me ndihmën e gjyqtarit 1-0 në "Friulli" ndaj Udinezes, në kuadër të javës së 17-të të Serisë A.
Përballja me bardhezinjtë ka qenë mjaft e ndezur për djemtë e Rudi Garcias, të cilët morën një trepikësh falë dhe disa vendimeve të gabuara të gjyqtarit, i cili akordoi një gol inegzistent për Romën dhe nuk dha një 11-të metërsh për Udinezen në fund të pjesës së dytë. Loja zgjati 95 minuta dhe rastet ishin të shumta nga të dyja anët, por Udineze duhet thënë u penalizuar rëndë nga arbitri.

Ndeshja në "Friuli" nisi nën dikatin e Romës, që me presionin e saj arriti ta dërgoi topin në vijën fatale, por jo pas saj. Gjithëesi për gjyqtarin e takimit kaq ka mjaftuar për të drejtuar gishtin tek qendra e mesit të fusësh e të akordoi golin për "miqtë". Këtë vendim e ka polemizuar gjyqtari pas porte, por abitrti kryesor ka kokfortësinë e tij.

Pas kësaj djemtë e Stramaçonit u shfaqën të nervozuar dhe më agresiv, duke nisur një sër sulmesh të cilat nuk përfunduan me sukses edhe për shkak të mungesës së qetësisë.
Pjesa e dytë ishte një histori më vete. Rastet pasonin njëra-tjetrën dhe emocionet dhe ankthi dublonin sëbashku minutë pas minute, deri kur gjyqtari vërshellente fundin e lojës, teksa në të 85-ën gjyqtari ishte i vetmi që nuk pa një 11-të metërsh në favor të vendasve. Përfundimi i lojës la një shije të hidhur tek bardhezinjtë që edhe pse meritonin të paktën barazimin, gjyqtari ja mohoj një gjë të tillë. Ndërsa tek Roma, lojtarët përgëzuan njëri-tjetrin dhe tashmë presin me qetësi nga kreu i klasifikimit përballjen Juventus-Inter, ku djemtë e Allegrit do kërkojnë të rimarrin kreun.

Ndeshjet e tjera të javës së 17-të: Chievo-Torino, Empoli-Verona, Gjenova-Atalanta, Milan-Sasuolo, Palermo-Cagliari, Parma-Fiorentina, Cezena-Napoli, Juve-Inter. Një ditë më parë Lacio fitoi 3-0 ndaj Sampdoria