MILANO- Tre golat e Pazinit i kanë dhënë fitoren Milanit në ndeshjen e luajtur në shtëpi përballë Bolonjës. Kuqezinjtë mundën 3 me 1 vendasit në një ndeshje të dominuar prej tyre dhe ylli i takimit padyshim mund të cilësohet Pazini.
I mbërritur në skuadër në merkaton verore, Pazzini shënoi që në minutën e 16 golin e parë duke kaluar skuadrën në avantazh. Diamanti përmes një tjetër 11 metërshi barazoi shifrat në minutën e 42 të takimit ndërsa pjesa e parë nuk pati të fituar.
Në pjesën e dytë Pazzini përfiton nga një pasiguri e portierit vendas dhe shënon golin e dytë për Milanin. Vetëm tetë minuta më vonë është sërish Pazzini që gjen rrjetën duke vulosur gjithçka. Në ndeshjen e dytë të luajtur të shtunën Torino mundi Peskarën me rezultatin 3-0.
(dm/shqiptajra.com)
/Shqiptarja.com