Trajneri i ekipit të Interit Stramaccioni pas humbjes në fundjavë kërkon rikthimin te tre pikët në ndeshjen e nesërme përballë ekipit të Kievos. Tekniku ka bërë thirrje për të hedhur pas krahëve humbjen për të menduar për të ardhmen duke ju dhënë një sinjal edhe rivalëve.

"Ndeshja me Kievon është kyçe nëse dëshirojmë të dërgojmë sinjal vetes dhe të përmirësojmë gjërat të cilat na kanë penguar të jemi më të qëndrueshëm.

E vetmja mënyrë për t’u përmirësuar është duke marrë detyrën në duar. Ne nuk duam më të humbim asnjë ndeshje nëse duam të realizojmë objektivat këtë edicion. Ekipi ndodhet në një periudhë tranzicioni, e cila do të kalojë shpejt" ka përfunduar Stramaccioni


(d.b/shqiptarja.com)