Seriali ‘The Crown’, njihuni me aktorët që luajnë në rolin e princit William dhe Kate Middleton

Seriali ‘The Crown’, njihuni me aktorët që luajnë në rolin e princit William dhe Kate Middleton

Princ William dhe Kate Middleton

Pothuajse më emocionuese se ngjarjet aktuale me familjen mbretërore britanike është ajo që ndodh në serialin e Netflix, bazuar në jetën e tyre, "The Crown". Por, kush janë aktorët që portretizojnë Kate Middleton dhe princin William?

Më 2 shtator Rufus Kampa mori rolin princit në moshë më të re, ndërsa Ed McVey ka rolin e tij disa vite më vonë. Meg Bellamy luan si Kate e re, rreth moshës kur ajo dhe William u takuan për herë të parë në Universitetin e St. Andrews, ku ata studiuan historinë e artit. Ky është roli i parë televiziv për të tre aktorët. Kampa do të shfaqet në episode që detajojnë pikëllimin e familjes për vdekjen e princeshës Diana, e cila vdiq në gusht 1997.

Sezoni i gjashtë do të fillojë xhirimet më vonë këtë vit, me Elizabeth Debicki si princesha Diana, Dominic West në rolin e princit Charles dhe Imelda Staunton si mbretëresha Elizabeth. Sezoni i pestë do të shfaqet premierë në nëntor 2022. Princ Harry ende nuk është përzgjedhur për sezonin e gjashtë.

RUFUS KAMPA DHE PRINCI WILLIAM

 

MAJTAS ED MCVEY, DJATHTAS PRINCE WILLIAM NË MOSHËN 19-VJEÇARE (2001)

 

MEG BELLAMY DHE KATE MIDDLETON NË MOSHËN 26-VJEÇARE (2008)

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor