Serie A: Genoa dy ndeshje pa tifozë,
dënohet 3 ndeshje edhe Erik Lamela

Serie A: Genoa dy ndeshje pa tifozë,<br />dënohet 3 ndeshje edhe Erik Lamela
"Guerrilja" e shfaqur nga tifozët e Genoa me pezullimin e përkohshëm të ndeshjes ndaj Sienës në fundjavë, kanë sjellë menjëherë reagimin e Gjykatësit Sportiv.

Disiplina italiane ka dënuar me dy ndeshje pa praninë e tifozëve ekipin verior, dhe në këtë mënyrë, dy sfidat e fundit të mbetura në shtëpi, ekipi i Preziosit do të jetë pa publik. në ndeshjen e fundit, tifozët shkaktuan mjaft trazira duke arritur deri aty sa të mos lejonin vazhdimin, deri sa lojtarët të hiqnin fanelat që mbanin.

Një goditje e rëndë nga disiplina edhe për mesfushorin Erik Lamela. Futbollisti i Romës është pezulluar me 3 ndeshje pas provës televizive ku u duk qartë se ai kishte pështyrë Lichtsteiner, gjatë Juventus-Roma.

Ndërkohë 9 futbollistë të tjerë janë dënuar me nga një ndeshje: Bonera (Milan), Stekelenburg e Bojan (Roma), Pasqual (Fiorentina), Bertolo (Palermo), Mesto e Rossi (Genoa), Quagliarella (Juventus), Von Bergen (Cesena). (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Velipojë, kanosi me pistoletë kuzhinierin pas një konflikti, shpallet në kërkim 33-vjeçari (EMRI)

Velipojë, kanosi me pistoletë kuzhinierin pas një konflikti, shpallet në kërkim 33-vjeçari (EMRI)