Inter ka fituar 3-1 në stadiumin Friuli ndaj Udineses në një ndeshje ku përmbysi rezultatin, dhe tashmë i është bashkuar ekipit që mundi të drejtuar nga Guidolin në vendin e pestë me 52 pikë. me këtë sukses, skuadra e Stramaccioni rikthehet në garë për një vend në Champions, pasi kualifikimi direkt tani është larg 3 pikë.

Udinese kaloi e para në avantazh me Danilo por reagimi i Interit ishte shkatërrues. barazoi rezultatin Sneijder dhe më pas ishte sërish holandezi që firmosi dopietën personale dhe kryesimin e Inter. Goli i tretë i miqve erdhi nga Alvarez.

Një ndeshje mjaft negative për Romën e cila pëson humbjen e radhës, këtë herë ndaj Fiorentinës. Jovetic, Lazzari për miqtë, ndërsa Totti shënoi për vendasit.
Cesena-Juventus 0-1
Milan-Genoa 1-0
Lecce-Napoli 0-2
Palermo-Parma 1-2
Roma-Fiorentina 1-2
Siena-Bologna 1-1
Udinese-Inter 1-3
Novara-Lazio 2-1
(rb/shqiptarja.com)