Elita e futbollit në Itali, Serie A mbylli të enjten raundin e 9-të, javë e cila ishte e ndarë në tre ditë. Sassuolo fitoi 1-2 në fushën e Cagliarit, ndërsa Pisa dhe Lazio u ndanë në barazimin 0-0.

Në Sardegna, Cagliari vendas ka pesë ndeshje pa fitore. Ishte Sassuolo që fitoi 1-2 në një ndeshje që ishte me raste. Gjithçka nisi në minutën e 28-të, me Sebastiano Esposito që kaloi Cagliarin në epërsi, por VAR anuloi golin për pozicion të parregullt. Pjesa e parë u mbyll pa gola. Duhej minuta e 54-t dhe kryevepra e Armand Lauriente nga goditja e dënimit që miqtë të merrnin epërsinë. Sassuolo u tregua e saktë edhe në minutën e 65-të duke shënuar golin e dytë me Andrea Pinamontin. Paçka se Seba Esposito shkurtoi shifrat në minutën e 73-të, fitorja foli për Sassuolon që siguron kështu tri pikë me peshë dhe ngjitet në vendin e dhjetë me 13 pikë, duke lënë Cagliarin me nëntë pikë në vendin e 14-të.

Në stadiumin "Romeo Anconetani", Pisa vendase ndali në barazim pa gola Lazion. Miqtë vinin nga fitorja 1-0 kundër Juves disa ditë më parë.

Pas javës së nëntë është Napoli dhe Roma që kryesojnë renditjen e Serie A me 21 pikë, ndjekur nga Inter dhe Milan me 18 pikë. Como në vendin e pestë ka grumbulluar 16 pikë duke qenë surpriza e bukur e sezonit.

Serie A, raundi 9-të:

E martë, 28 tetor 2025

18:30 Leçe 0-1 Napoli

20:45 Atalanta 1-1 Milan

E mërkurë, 29 tetor 2025

18:30

Roma 2-1 Parma

Como 3-1 Verona

Juventus 3-1 Udinese

20:45

Bologna 0-0 Torino

Genoa 0-2 Cremonese

Inter 3-0 Fiorentina

E enjte, 30 tetor 2025

18:30 Cagliari 1-2 Sassuolo

20:45 Pisa 0-0 Lazio

Renditja në kohë reale:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:52
VIDEO/ Sassuolo rigjen fitoren, mposht 1-2 Cagliarin edhe falë supergolit të Laurientes

Në Sardegna, Cagliari vendas ka pesë ndeshje pa fitore. Ishte Sassuolo që fitoi 1-2 në një ndeshje që ishte me raste. Gjithçka nisi në minutën e 28-të, me Sebastiano Esposito që kaloi Cagliarin në epërsi, por VAR anuloi golin për pozicion të parregullt. Pjesa e parë u mbyll pa gola. Duhej minuta e 54-t dhe kryevepra e Armand Lauriente nga goditja e dënimit që miqtë të merrnin epërsinë. Sassuolo u tregua e saktë edhe në minutën e 65-të duke shënuar golin e dytë me Andrea Pinamontin. Paçka se Seba Esposito shkurtoi shifrat në minutën e 73-të, fitorja foli për Sassuolon që siguron kështu tri pikë me peshë dhe ngjitet në vendin e dhjetë me 13 pikë, duke lënë Cagliarin me nëntë pikë në vendin e 14-të.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?