GOLAT/ Hysaj fiton 'derbin' me Gjimshitin, Lazio mund 3-2 Atalantën! Roma mposht 1-4 Cagliarin, Napoli 'bie' në shtëpi

GOLAT/ Hysaj fiton 'derbin' me Gjimshitin, Lazio mund 3-2 Atalantën! Roma mposht 1-4 Cagliarin, Napoli 'bie' në shtëpi

Festa e Fiorentinës

Serie A e futbollit vijojë këtë të diel me pesë ndeshjet e mbetura të javës së tetë. Në 12:30 gjithçka nisi me fitoren 3-0 në Monzës kundër Salernitanës. Në 15:00 Lazio fitoi 3-2 me Atalantën në "Olimpico", me Hysaj dhe Gjimshiti që ishin titullarë në derbin e shqiptarëve. Roma fitoi 1-4 me Cagliarin. Në mbrëmje, Napoli humbi 1-3 në shtëpi me Fiorentinën.

Në stadiumin "Brianteo", Monza fitoi 3-0 kundër Salernitanës për javën e tetë në Serie A. Skuadra e Palladinos ishte më e vendosur në fushë, duke shënuar dy gola që në pjesën e parë. Colpani në të nëntën minutë dhe Vignato në të 18 minutë shënuan për vendasit, teksa në pjesën e dytë Pessina i vendosi "vulën" tri pikëve. Me 12 pikë, Monza ngjitet përkohësisht në vendin e shtatë, teksa Salernitana mbetet në vendin e parafundit me vetëm tre pikë.

Në "Olimpico" në Romës, Lazio fitoi 3-2 kundër Atalantës për javën e tetë në Serie A. Vendasit kaluan dy herë në avantazh, ndërsa miqtë ia dolën të barazonin gjithçka. De Ketelaere shënoi në portën e tij duke kaluar Lazion në epërsi në të pestën minutë. Më pas Castellanos shënoi në minutën e 11-të për rezultatin 2-0. Ishte Ederson që shënoi në të 33 minutë, ndërsa Kolasinac barazoi ndeshjen. Duhej minuta e 83 që Vecino të shënonte golin me vlerën e tri pikëve për Lazion. Me këtë sukses, Lazio shkon në vendin e 12-të me 10 pikë, ndërsa Atalanta mbetet me 13 pikë në vendin e gjashtë. Në fushë për Lazion ishte Hysaj, teksa Gjimshiti luajti për bergamaskët. Kështu "derbi i shqiptarëve" foli për mbrojtësin e Lazios.

Roma fitoi 1-4 në transfertë me Cagliarin në Sardegna, për javën e tetë në Serie A. Djemtë e Mourinhos treguan cilësitë në fushë, duke shënuar dy gola në 20 minutat e para të ndeshjes. Aouar dhe Lukaku shënuan në minutat 19 dhe 20, me miqtë që nuk shkuan të qetë në dhomat e zhveshjes. Në minutën e 40-të Paulo Dybala la fushën i dëmtuar dhe me lot në sy, pas një përplasje në gju. Në 45 minutat e dyta Roma shënoi edhe dy herë të tjera me Belottin dhe Lukakun, para se Nandez në të 87 minutë të shënonte për 1-4. Me dopietën e sotme, Lukaku shkon në kuotën e pesë golave në gjashtë ndeshje. Me këtë sukses, Roma ngjitet në vendin e 10-të me 11 pikë, ndërsa Cagliari qëndron në vendin e fundit me vetëm dy pikë.

Serie A - e diel, java 8:

12:30 Monza 3-0 Salernitana

15:00

Frosinone 2-1 Verona

Lazio 3-2 Atalanta

18:00 Cagliari 1-4 Roma

20:45 Napoli 1-3 Fiorentina

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:40
Romelu Lukaku s'ka të ndalur, Roma fiton me 'poker' në Sardegna! Dybala largohet mes lotësh nga fusha (VIDEO)


Roma fitoi 1-4 në transfertë me Cagliarin në Sardegna, për javën e tetë në Serie A. Djemtë e Mourinhos treguan cilësitë në fushë, duke shënuar dy gola në 20 minutat e para të ndeshjes. Aouar dhe Lukaku shënuan në minutat 19 dhe 20, me miqtë që nuk shkuan të qetë në dhomat e zhveshjes. Në minutën e 40-të Paulo Dybala la fushën i dëmtuar dhe me lot në sy, pas një përplasje në gju. Në 45 minutat e dyta Roma shënoi edhe dy herë të tjera me Belottin dhe Lukakun, para se Nandez në të 87 minutë të shënonte për 1-4. Me dopietën e sotme, Lukaku shkon në kuotën e pesë golave në gjashtë ndeshje. Me këtë sukses, Roma ngjitet në vendin e 10-të me 11 pikë, ndërsa Cagliari qëndron në vendin e fundit me vetëm dy pikë.

Ora 19:21
VIDEO/ Dybala del nga fusha me lot pas dëmtimit në gju, Mourinho duart në kokë

Roma po fiton 0-4 kundër Cagliarit në Sardegna, për javën e tetë në Serie A. Megjithë ecurinë e mirë të ndeshjes, miqtë me Mourinhon në krye janë në ankth, kjo pasi Paulo Dybala la fushën i dëmtuar. Në të 40 minutë ai u përplas me Prato dhe ndjeu dhimbje në gjurin e majtë, teksa u pa me lotë në sy. Edhe Mourinho vendosi duart në kokë, teksa lajm i mirë është se argjentinasi nuk doli me barelë, por me kembët e veta.

Ora 16:59
VIDEO/ 5 gola dhe spektakël në 'Olimpico', Lazio fiton kundër Atalantës! Në fushë Hysaj dhe Gjimshiti

Në "Olimpico" në Romës, Lazio fitoi 3-2 kundër Atalantës për javën e tetë në Serie A. Vendasit kaluan dy herë në avantazh, ndërsa miqtë ia dolën të barazonin gjithçka. De Ketelaere shënoi në portën e tij duke kaluar Lazion në epërsi në të pestën minutë. Më pas Castellanos shënoi në minutën e 11-të për rezultatin 2-0. Ishte Ederson që shënoi në të 33 minutë, ndërsa Kolasinac barazoi ndeshjen. Duhej minuta e 83 që Vecino të shënonte golin me vlerën e tri pikëve për Lazion. Me këtë sukses, Lazio shkon në vendin e 12-të me 10 pikë, ndërsa Atalanta mbetet me 13 pikë në vendin e gjashtë. Në fushë për Lazion ishte Hysaj, teksa Gjimshiti luajti për bergamaskët. Kështu "derbi i shqiptarëve" foli për mbrojtësin e Lazios.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë