Serie A, Juventusit i mjafton
një autogol për të ruajtur kreun
Juventusi nuk shkëlqen, por në fushën e Palermos realizoi objektivin, duke marrë tri pikët falë një autogoli të lojtarëve vendas. Me Dybala në stol, që nuk luajti asnjë për minutë në ish-stadiumin e tij, bardhezinjtë vuajtën më tepër nga sa parashikohej në “Renzo Barbera”, megjithatë ruajnë kryesimin e Serisë A.
Juventusi nuk shkëlqen, por në fushën e Palermos realizoi objektivin, duke marrë tri pikët falë një autogoli të lojtarëve vendas. Me Dybala në stol, që nuk luajti asnjë për minutë në ish-stadiumin e tij, bardhezinjtë vuajtën më tepër nga sa parashikohej në “Renzo Barbera”, megjithatë ruajnë kryesimin e Serisë A.
Pa yllin argjentinas, Juventusi paraqitet gjithmonë me pak ide, pa rrezikshmërinë e zakonshme dhe shënon më pak. “Zonja e Vjetër” zbriti në fushë me skemën me dy sulmues dhe për të shfrytëzuar karakteristikat e lojës në ajër të Higuain dhe Mandzukic, trajneri Allegri preferoi Dani Alves në krah përpara Lichtsteiner.
Por, ndërsa priste asistët e mbrojtësit, braziliani rezultoi lojtari vendimtar për suksesin, pasi goditja-kros e tij në minutën e 49-të, u devijua nga Goldaniga dhe përfundoi në rrjetë. Pasi zhbllokuan shifrat, bardhezinjtë mund të kishin dyfishuar me Mandzukic, që shpërdoroi disa raste të mira për shënim, me kroatin që nuk arriti të realizonte golin e parë sezonal.
Juventusi regjistroi fitoren e dytë radhazi, pavarësisht se e mbylli sfidën me 10 lojtarë prej dëmtimit të Asamoah, ndërsa tashmë mund të përqendrohet në Champions, për trasfertën në Zagreb ndaj Dinamos.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
65.6%
-
Edi Ramën
28.5%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 6476
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Rrezikohet jeta e policit, militantët i hedhim molotov! I shpërthen te këmba, rrobat i marrin flakë (VIDEO)
7 Tetor, 20:04
-
Pamjet me dron të Report TV nga Bashkia e Tiranës, protestuesit e pakët rrethojnë godinën
7 Tetor, 19:59
-
Hidhet molotov drejt Bashkisë së Tiranës, Noka udhëheq përplasjen me policinë
7 Tetor, 19:51
-
Protesta e opozitës, mbështetësit e PD bllokojnë rrugën dhe qarkullimin e mjeteve! E pësojnë dhe qytetarët, ndërhyn Policia
7 Tetor, 19:49
-
Pas selisë së PS-së, flakët e molotovit përfshijnë edhe pjesën para Ministrisë së Brendshme
7 Tetor, 19:45
-
FOTO/ Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë truprojash
7 Tetor, 19:38
-
Molotovë drejt selisë së PS, digjet banderola me foton e Ramës
7 Tetor, 19:37
-
Mero Baze: Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
7 Tetor, 19:36
-
Protestuesit tek Bashkia e Tiranës, hidhet molotov mes efektivëve të policisë
7 Tetor, 19:32
-
Protestuesit vendosen tek Partia Socialiste, hidhet molotov
7 Tetor, 19:32
-
Bardhi dhe Noka japin instruksione në telefon për protestusit pas kaosit te Kryeministria, digjet stacioni i autobusit!
7 Tetor, 19:31
-
‘Ndahen rrugët’ e protestuesve, një pjesë mblidhen te Bashkia e Tiranës
7 Tetor, 19:31