Serie A: Nesta braktis Milanin,
mbrojtësi drejt kampionatit të SHBA

Serie A: Nesta braktis Milanin,<br />mbrojtësi drejt kampionatit të SHBA
Mbrojtësi 37-vjeçar, Alesandro Nesta ka vendosur t''i japë fund bashkëpunimit me Milanin. Pas një dekade të kaluar në fanellën e kuqezinjve, Nesta ia ka dhënë lamtumirën klubit nga ”San Siro”.

“Ky ishte edicioni im i fundit me Milanin. Pas 10 vitesh në këtë klub do të largohem. Kam njohur njerëz të mrekullueshëm dhe kam fituar shumë trofe gjatë kësaj periudhe. Thjesht kanë qenë 10 vite të shkëlqyera”, ka theksuar mbrojtësi i rritur në radhët e Lacios.

“Futbolli italian dhe evropian është shumë i shpejtë për mua tani. Nëse unë nuk do të ndjehem i rëndësishëm për një skuadër futbolli, preferoj më mirë të qëndroj në shtëpi. Kam fituar kaq shumë gjëra, por nga respekti për klubin tim, kam vendosur të provoj një përvojë të ndryshme jashtë Italisë dhe Evropës, në një klub në të cilin mund të bëjë diçka të mirë”, ka nënvizuar Nesta.

“Po e lë Milanin i zhgënjyer, sepse shpresoja të fitoja edhe një titull në këtë edicion. Personi më i rëndësishëm te Milan? Trajneri Karlo Ançeloti. Ai ka qenë më i rëndësishmi në karrierën time, ndërsa trofeu i parë në Ligën e Kampionëve është kujtimi më i bukur me Milanin. E ardhmja në SHBA? Nuk e di ku do të shkoj, sepse nuk kam nënshkruar ende asgjë. Nuk do të ishte keq për të luajtur në MLS, por tani nuk kam ndonjë ofertë” tha Nesta.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë me rezultatin 5-0 në miqësoren e Prishtinës

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë me rezultatin 5-0 në miqësoren e Prishtinës