Milani dhe Napoli ndanë nga një pikë në “San Siro”, kur nuk u arrit të shënohej qoftë një gol në portat respkektive, edhe pse rastet në të dy kahët nuk munguan. Një rezultat që favorizon Juventusin kryesues, që tashmë mund ta thellojë diferencën me Napolin ndjekës nëse fiton me Lazion, apo Romën e Lazion, respektivisht me 33 dhe 32 pikë, me dy ekipet kryeqytetase që shpresojnë të jetë mes katër më të mirave të Serisë A në fund të sezonit.
As debutimi i blerjes më të re të Milanit, polakut Piatek, në vend të Cutrones në minutën e 71-të nuk e ndryshoi rezultatin fillestar të këtij takimi, ndërsa në radhët e Napolit Elseid Hysaj vuajti sërish në stol për zgjedhje teknike të Carlo Ancelottit, që nuk e konsideron më shqiptarin titullar. Në minutat shtesë Fabian Ruiz u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, por nuk kishte më kohë për Milanin për të shfrytëzuar superioritetin numerik.
Quagliarella thyen rekordin
Fabio Quagliarella si legjenda Gabriel Batistuta. Me 2 golat realizuar ndaj Udineses me 11-metërsh, ndeshja përfundoi 4-0, sulmuesi i Sampdorias ka barazuar rekordin e jashtëzakonshëm të ish-“bomberit” argjentinas, që në sezonin 1994-1995 arriti të shënonte në 11 ndeshje radhazi me fanellën e Fiorentinës. Ky rekord kishte mbetur i pathyeshëm prej 24 vitesh. Quagliarella, që më 31 maj do të mbushë 36 vjeç, ka hyrë tashmë në histori. Në kampionatin italian në këtë sezon ka arritur të shënojë plot 16 gola.