Nga një pikë për çdo skuadër dhe një barazim 2-2 në stadiumin “Olimpico” është regjistruar në ndeshjen mes Romës dhe Napolit, dy skuadra që luftojnë për vendin e tretë që të dërgon në Champions. Por nëse barazimi mes tyre, favorizon të tjerët, këto ekipe shkojnë drejt Europa League.
Pa përfunduar pjesa e parë, në minutën e 42’, Marquinho i kaloi vendasit në epërsi dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin mes intervaleve. Por sa filloi gjysma e dytë (49’), Juan Zuniga e barazoi rezultatin. Sulmuesi uruguajan Edinson Cavani shënoi për t’i kaluar mysafirët në epërsi (67’), megjithatë Fabio Simplicio e barazoi rezultatin në fund të ndeshjes (88’).
Pas këtij takimi, Napoli pozicionohet në vend të tretë me pikë të barabarta me Lazion, ndërsa Roma thuajse humb të gjitha gjasat për Ligën e Kampionëve. (rb/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com