Serie A e futbollit në Itali luan këtë të hënë katër ndeshjet e fundit për raundin e 31-të. Në orën 12:30 Udinese ndali në barazimin 0-0 Comon (kishte pesë fitore radhazi) duke i bërë nder Juventusit. 'Zonja e Vjetër' luan sot me fillim nga ora 18:00 kundër Genoas në Torino, ndaj ka mundësinë që me një fitore t'i afrohet Comos dhe të lërë pas Romën.
Mbrëmja është rezervuar për sfidën mes Napolit dhe Milanit. Në rast se në përballjen e 'Maradonës' nuk do ketë një fitues, atëherë Interi do të shkëputej në krye të renditjes duke ndjerë më pranë titullin numër 21 në historinë e klubit. Zikaltrit 'shkërmoqën' të shtunën 5-2 Romën duke rigjetur fitoren pas tre ndeshjeve "jo".
Për momentin Interi me 72 pikë mban kreun e Serie A, me diferencë prej 9 pikësh nga Milani ndjekës. Pas tyre Napoli, Como, Juventus dhe Roma.
Serie A, raundi 31:
E hënë, 06 prill 2026
12:30 Udinese 0-0 Como
18:00 Juventus - Genoa
20:45 Napoli - Milan
Renditja:
Komente








