FUSHË KRUJË- Ka rezultuar fals alarmi i radhës për bombë në Fushë Krujë. Policia ka mbajtur të rrethuar për më shumë se 2 orë zonën duke evakuuar edhe banorët banorët përreth vendit ku ndodhej një çantë e zezë, e cila ishte e lidhur me një shirit natribani dhe dyshohej se kishte lëndë eksplozive. 


Ka qenë një telefonatë nga një qytetar te salla operative se në Fushë Krujë, në qendër të qytetit, rreth 100 metra pranë një pallati 5 katësh është konstatuar një çantë e zezë e lënë në trotuar. Pas kësaj telefonate është vënë në lëvizje policia e cila ka pritur mbërritjen e forcave xhebiere të cilat kanë verifikuar çantën.
 

canta

canta

bomb fushkruje
fush kruje bomb


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)