Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë janë tronditur sërish, pasi për herë të dytë brenda pak muajsh avionët rusë kane fluturuar në qiellin turk. Ministria e jashtme në Ankara ka thirrur në një takim urgjent kryediplomatin e Moskës nëTurqi. Paralajmërim ndaj Rusisë për të shmangur fluturimet në hapësirën turke ka dhënë edhe Aleanca për Atlantikun e Veriut.
...
Shkelja për herë të dytë e hapësirës ajrore turke, nga avionët rusë, ka detyruar Ankaranë të thërrasë sërish ambasadorin rus për të dhënë shpjegime.
Zyrtarët rusë thanë se shkelja e hapësirave ajrore turke ditën e shtunë ndodhi vetëm për disa sekonda, ndërsa nuk ka pasur asnjë reagim mbi incidentin tjetër.
“Forcat e armatosura turke janë të udhëzuar në mënyrë të qartë. Edhe zogu zbulohet nga ne”, deklaroi kryeministri turk Ahmet Davutoglu.
Edhe NATO paralajmëroi Rusinë që të shmangë çdo kalim mbi hapësirën ajrore turke, ndërsa Moska ka zgjeruar ofensivat e saj në mbështetje të Assad. Shefi i NATO-s tha se veprimet e Rusisë nuk po kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Po ashtu Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter e cilësoi ndërhyrjen e Rusisë në Siri, si një strategji të destinuar për të dështuar.
Turqia është një kundërshtar kryesor i presidentit sirian Bashar al-Assad dhe ashtu sikurse partnerët e saj perëndimorë, është alarmuar gjithnjë e më shumë nga ndërhyrja e Moskës në emër të aleatit të tij kryesor Assad.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO