Loti 2 i rrugës Qukës-Qafë Plloçë ka pësuar sërish dëmtime pranë zonës së quajtur Kthesa e Trebinjës. Report Tv ishte në aksin ku janë pësuar dëmtimet dhe siç shihet nga pamjet, kompania mirëmbajtëse ka nisur me punën për rregullimin e aksit. Aksi i dëmtuar ndodhet në afërsi të kthesës së Trebinjës, ku janë evidentuar ulje të niveleve në shtratin e rrugës.

Kompania duke punuar për rregullimin e rrugës
Në muajin janar një pjesë tjetër e shtratit të rrugës, vetëm 500 metra larg dëmtimit të evidentuar tani, pësoi zhytje për shkak të rrëshqitjeve të strukturës. Por, edhe ai segment nuk është kthyer në normalitet, ndërsa duket se situata është përkeqësuar në të. Qarkullimi për mjetet është i orientuar vetëm në njërën korsi.

Dëmtimi i lotit të dytë Qukës-Qafë Plloçë në janar (ende i parregulluar)
Kalvari i dëmtimeve të rrugës Qukës-Qafë Pllocë ka nisur që prej inaugurimit të saj. Rruga Qukës–Qafë Plloçë ka kushtuar 260 milionë euro. Gjatë ndërtimit, ajo u tenderua nga ARRSH-ja në tre lote.
Loti i dytë i cili ka pësuar çarjen është ndërtuar nga kompania “ALB-BUILDING”, me aksionere Odhise Breshen dhe Pëllumb Beten. Ashtu si loti i parë i ndërtuar nga kompania “2T” e vëllezërve Sako, edhe ky segment rezultoi mjaft problematik.
Komente










Po shiu ku eshte?? Se ja vune fajin shirave heren e pare. Po tani kujt do ja vene??
Përgjigju