Katër civilë u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën gjatë luftimeve të sotme në bastionin separatist të Donetskut në Ukrainën lindore.
Rebelët dhe forcat pro-ruse kanë vijuar përplasjet në perfieri të qytetit, pavarësisht një marrëveshjeje për armëpushim të arritur që më 5 shtator, e cila mund të thuhetse ka ndalur përgjithësisht dhunën në lindje të vendit.
Zonat e banimit në Donetsk dhe ata pranë aeroportit dhe zonave strategjike janë bërë objekt sulmesh mes dy palëve të cilët pretendojnë kontrollin e plotë të zonës.
Ndërsa luftimet rreth aeroportit zgjatën pothuaj gjatë gjithë javës, dy udhëheqësit shtetërorë presidentët Vladimir Putin dhe Petro Poroshenko diskutuan krizën gjatë bisedimeve në Itali ku thuhet se është bërë shumë pak përparim në mënyrat për të ndalur dhunën.
Kiev dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë për ndihmesën ndaj rebeëve pro-rusë në konfliktin e armatosur. Ndërsa Moska ka antipati ndaj qeverive pro-perëndimore, por mohon të ketë luajtur rol në këtë konflikt.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com