TIRANE - Qytetarët e zonën së Selitës së Vogël në Tiranë kanë protestuar ditën e sotme për rreth 1 orë, për mungesën e energjisë elektrike. Qytetarët në protestë shprehen shumë të indinjuar pasi kanë më shumë se 1 javë pa energji elektrike.
Ata i kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave, por kanë djegur edhe goma duke përdorur benzinë. Për A1 Report qytetarët shprehen se “janë një mijë shtëpi që nuk kanë energji elektrike për më shumë se 1 jave”.
“Kemi paguar të gjitha faturat e energjisë, nuk jemi debitorë”, shprehen qytetarët.
E pranishme në protestë duke mbështetur qytetarët ka qenë edhe deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni.
"Kjo situatë është e turpshme dhe e papranueshme", u shpreh Gjermeni.
Është dashur ndërhyrja e policisë që të qetësonte situatën dhe të shpërndante protetsuesit, ndërkohë që lagjia e "Selitës së Vogël" është ende pa energji elektrike"
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/ Protesta Laprakë