Paralajmëroi sërish ndërprerje, Shqipëria i jep energji elektrike Kosovës për të dytën ditë radhazi

Paralajmëroi sërish ndërprerje, Shqipëria i jep energji elektrike Kosovës për të dytën ditë radhazi

Foto ilustruese

Qytetarët e Kosovës prapë do të përballen me reduktime të energjisë elektrike. Këtë e ka konfirmuar më 16 gusht për Radion Evropa e Lirë, Viktor Buzhala, zëdhënës ne Kompaninë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS). Ai nuk dha detaje për orarin e kufizimeve. Por, KEDS-i ka dërguar mesazhe në telefonat mobil të konsumatorëve për orarin e ndërprerjes se rrymës, që kryesisht zgjasin dy orë.

Shqipëria i ofroi sot Kosovës ‘racionin’ tjetër të ditës me energji elektrike, gjë që mund ta shmangë ndërprerjen e paralajmëruar. Kujtojmë se edhe një ditë më parë, Shqipëria i erdhi në ndihmë Kosovës duke bërë që të mos kishte ndërprerje të energjisë, siç ishte paralajmëruar.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), është përgjegjëse për prodhimin e energjisë elektrike, kurse për furnizim është Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS).

Në orët e vonë të së dielës KEDS-i ka njoftuar se qytetarët e Kosovës do të përballeshin me reduktime nga 15 gushti, por pa u bërë 24 orë nga ky njoftim, Ministria e Ekonomisë konfirmoi se është rikthyer furnizimi i rregullt me energji eklekrike, pas një marrëveshjeje të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë. KEDS-i e ka arsyetuar këtë vendim me çmimet e larta për blerje të rrymës në tregjet ndërkombëtare.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, prodhimi ditor i rrymës në KEK aktualisht është 507 megavat në orë, kurse kërkesa për konsum është deri në 750 megavat në orë.

Diferenca tjetër duhet të importohet. Çmimi i energjisë në bursën hungareze (HUPX) është rreth 430 euro për megavat. Një megavat energji në gusht të vitit të kaluar ka kushtuar deri në 150 euro.

Në Kosovë, rreth 94 për qind e energjisë prodhohet nga djegia e thëngjillit, ndërsa rreth 6 nga burimet e ripërtërishme sikurse hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet diellore./REL

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:01
Shqipëria i del në ndihmë sërish Kosovës me energji elektrike, ofron 'racionin' e ditës

Korporata Energjetike e Kosovës njoftoi se Korporata Elektroenergjetike e Shqipërisë ka ofruar sot ‘racionin’ tjetër të ditës me energji elektrike.

KEK njofton se “bashkëpunimi i mirë po vazhdon”, ndërsa thekson se kanë siguruar edhe 100 megavatë energji elektrike nga ora 1:00 deri në 22:00. Në njoftim theksohet se energjia elektrike nga KESH-i po merret nga sasia e depozituar.

“Përkundër faktit se përgjegjësia për furnizimin e konsumatorëve universal (FSHU) sipas licencës është ekskluzivishtë e furnizuesit publikë, KEK falë edhe bashkëpunimit të ndërsjellë me KESH-in, nga sasia e depozituar (mbi 120.000 MW/h) e cila ishte paraparë t’i kthehet Kosovës gjatë sezonit dimërorë ka arritur të sigurojë energji elektrike për orë të caktuara (në kohë të pikut) kur konsumi vendor në Kosovë po shënon ngritje. Më saktësisht, KEK ditën e djeshme dt: 15.08.2022 nga KESH-i ka siguruar sasinë prej 100 MW/h duke filluar nga ora 14:00 deri në orën 24:00, (në total 1100 MW/h), ndërsa për sot dt: 16.08.2022, KEK po ashtu ka siguruar sasinë prej 100 MW/h nga ora 10:00 deri në orën 22:00. (në total 1200 MW/h)”, thuhet në njoftim.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Djd: 16/08/2022 18:58

    Te kthesh borxhin dhe te quajne ndihme, vetem qeniet pa shtylle kurrizore e bejne.

    Përgjigju
    • Besnik: 16/08/2022 19:13

      "Borxhi" nuk ishte kontraktuar të kthehej tani. Ju që komentoni kështu gjallë në botë se jeni Shqiptar. Po pse o vemje njerëz tentoni të krijoni inate mes shqiptarëve?

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon