Një tjetër rast i rëndë i adoleshentëve që rrihen në mes të rrugës sikur të kishin inatet më të mëdha janë publikuar në rrjete sociale. Këto pamje aspak të hijshme tregojnë 2 vajza që sipas mediave, studiojnë në klasën e gjashtë të shkollës “Ibrahim Basha” në Bathore.
Teksa kapen për flokësh me njëra-tjetrën, bashkëmoshatarët e tyre që duhet të nxitonin për t’i ndarë dhe për t’i thënë se nuk është zgjidhja e duhur për të zgjidhur një keqkuptim, e shijonin pamjen skandaloze sikur të ishte spektakël. E gjitha kjo shkaktohet nga efekti i aplikacioneve që përdoren nga të rinjtë, Tik Tok dhe Snapchat.
Vetëm pak çaste pak sherrit, një djalë u fut mes vajzave për t'i dhënë fund goditjeve. Pamjet e shpërndara janë shoqëruar me një këngë të reperave shqiptarë që flasin për "plumba" e "thyerje hunde", të cilat po i dëgjojnë në masë të gjerë edhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare.
Ajo çka është më e rëndë është se adoleshentët, të cilët duhet t’i shihnim duke luajtur me njëri-tjetrin, duke folur për ëndrrat e tyre dhe asaj cfarë duan të bëhen kur të rriten, po i shohim në rrjete sociale që dhunojnë njëri-tjetrin.
Disa ditë më parë, disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” po ashtu u përfshinë në një sherr të tillë. Mbetet e paqartë arsyeja përse vajza kaq të vogla në moshë arrijnë që të konfliktohen në këtë mënyrë me njëra-tjetrën.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?
-
Po
21.4%
-
Jo
68.9%
-
Nuk e di
9.7%
Vota total: 1504
Lajme të tjera
-
Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza, të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes
3 Maj, 15:40
-
Orges Shehi: Jemi gati për duelin me Skënderbeun, Partizani kërkon trofeun më 26 maj
3 Maj, 15:24
-
VIDEOLAJM/ Aksident te mbikalimi i Shkozës, furgoni përmbyset në mes të rrugës
3 Maj, 13:13
-
Veliaj vizitë dy ditore në Paris, do të pritet nga kryetarja e Bashkisë, Anne Hidalgo
3 Maj, 12:38
-
Tirana e 'gjymtuar' në Laç, Erbim Fagu: Më erdhi keq për pikët e humbura në derbi
3 Maj, 11:00
-
Venezueliani drejtonte rrjetin e prostitucionit të homoseksualëve në Tiranë! Klientët kontaktonin në faqe interneti kundrejt pagesave 150 - 300 euro (EMRAT)
3 Maj, 10:17
-
Tiranë, makina e policisë del nga rruga dhe bie në lumin e Lanës tek Ura e Shkozës, dy efektivët e Shqiponjës mbeten të lënduar (FOTO)
3 Maj, 09:11
-
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore, mbetet i lënduar 56-vjeçari
3 Maj, 08:51
-
Zyrtare/ FSHF nuk beson te arbitrat vendas, sfidën e titullit në 'Final 4' e gjykon Anthony Taylor
2 Maj, 16:04
-
Meta i përgjigjet Gonzatos: Jemi mësuar me deklarata të tilla, argëtohemi! S'ndal sulmin ndaj SPAK: Veproni, se populli i Tiranës është i revoltuar, s'po e mbajmë dot
2 Maj, 14:56
-
E rëndë në Tiranë, 57-vjeçari i dehur bie në gropën e ashensorit dhe humb jetën
2 Maj, 14:52
-
Volejboll meshkuj/ Partizani 'kap' Tiranën në derbi, kampioni i sezonit vendoset në ndeshjen e pestë
2 Maj, 14:35
Se ka dahin shkolla e ka prindi QE skerko llogari.qe i le me cel ne for e Jo me libra.qe nuk interesohem ne shkoll Si qysh tek.pastaj dalim te mesuesit QE skan shanc te kerkojne llogarit se pezullojn per dhune.smth vk
PërgjigjuMendoni se e kane fajin koha e sotme,rrjetet sociale,muzika,etj ?! Kur kam qene ne 8-vjecare,nje grup djemsh keqtrajtuan nje vajze ne shkollen tone.Nuk e di si u zbulua,por nje dite te bukur ajo erdhi e shoqeruar nga mesuesja kujdestare e klases dhe piketoi dy djem nga klasa jone,te tjeret duhet te kene qene nga klasa te tjera.Nuk e di nese keqtrajtimi vazhdoi me pas dhe cfare mase morren keta djem,por mund te them qe ishte koha e Xhaxhit,s'kishte video,rrjete sociale,apo muzike rep qe te thuash i nxisnin.Dhe meqe ra fjala,njeri nga keta dy djem sot eshte drejtor i nje institucioni shume te rendesishem i permendur nga media.
PërgjigjuMuabeti u pordh qe me ardhjen ministre arsimi te asaj budallackes nga Kosova dhe vijon me shushken hundshtypur Kushi-askushi,se mos vetem arsimi ne cdo institucion ke dy tre patronazhista qe bejn cubin dhe urrejtja ka aritur kulmin s,din nga tja mbajn njerzit e shkret se dhe ne kurbet kollaj nuk eshte
PërgjigjuShume e frikshme si po rritet ky brezi i sotem. Mes dhunes, krimit, bullizmit, drograve, prostitucionit.
Përgjigjuti ke shkruar realitetin ky është brezi që risim për të ardhur keq ligjvënësit shqiptar nuk i shohin si shqetësim apo degradimin e rinisë shqiptare duhet një ligj të ndalohen kenge me përmbajtje dhune vrasje me armë ne dor shfaqet e vrasjes në tv rjetet sociale kurdo që hap tv nuk dëgjohet gjë tjetër vrasje drogë vjedhje aksident me gjithë këto si mund të kemi një brez të edukuar.....