Sërish tensione në veri të Kosovës, të shtëna me armë zjarri drejt makinës së policisë

Sërish tensione në veri të Kosovës, të shtëna me armë zjarri drejt makinës së policisë

Foto ilustruese

Një makinë e policisë së Kosovës është sulmuar me armë zjarri në veri të vendit, konkretisht në Zveçan. Lajmin e ka bërë me dije policia me anë të një deklarate për shtyp.

Raportohet se nuk ka oficerë të policisë të plagosur por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur menjëherë hetimet, sipas të cilave, dyshohet se personat të cilët kanë qëlluar me armë zjarri janë larguar nga vendngjarja duke lënë të braktisur një automjet tip ‘jeep’.

“Fatmirësisht nuk raportohet për zyrtar policor të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturën zyrtare të Policisë së Kosovës, përkatësisht në dritaren/xhamin e automjetit zyrtar nga ana e majtë e vozitësit, i cili dyshohet të ketë qenë edhe cak i sulmit me armë zjarri.

Lidhur me rastin janë ndërmarr veprimet e nevojshme operative hetimore, përfshirë edhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes, nga ku është konstatuar se vetura është goditur me një predhë të armës së zjarrit.

Njësitet relevante policore kanë vazhduar me hetime intensive, duke arritur të identifikojnë një veturë të dyshuar të braktisur (xhip-opel), në një rrugë malore në distance prej rreth 250 metra largësi, e cila dyshohet se mund të jetë e përfshirë në rast. Po ashtu në afërsi të automjetit të dyshuar janë vërejtur edhe gjurmët e personave të dyshuar të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur”-thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se në 23 janar pati një tjetër përplasje me armë në veri të Kosovës ku mbeti i plagosur një shtetas serb. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla sqaroi se policia kishte qenë e detyruar të hapte zjarr ndaj tre personave që kishin qëlluar me sende të forta makinën e efektivëve.

Lajmi në përditësim...

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota