"Servantes e Dulcinea" e
Ulqinit, dy net në Shqipëri

Ulqinit, dy net në Shqipëri">
TIRANE- Premiera e dramës “Servantes dhe Dulcinea” e Ulqinit do të shfaqet dy net në Shqipëri. Njëra shfaqje u dha të martën në mbrëmje në Teatrin Kombëtar në Tiranë dhe tjetra do të jepet sot në Durrës në teatrin “A. Moisiu ”. Trupa e Dramës “Servantes dhe Dulcinea” nga Ulqini, ka kthyer në dramë legjendën që ulqinakët e njohin mjaft mirë duke sjellë dashurinë e Servantesit me Dulçinean, sipas mënyrës së tyre.

Pas shfaqjes se dhënë në Malin e Zi e më pas në Prishtinë, trupa vjen në Shqipëri. Artistët ulqinakë thonë se kanë korrur sukses me këtë shfaqje, por ata pohojnë se nuk kanë një teatër në qytetin e tyre. Vënia ne skenat e ndryshme shqipfolëse të kësaj pjese është një testim për dëshirën e tyre krijuese.

Performanca është frymëzuar nga një episod i romanit të famshëm të Miguel de Servantes (që besohet të jetë se u shkruar në Ulqin, kur ai u burgos nga piratët). Munib Abazi tha dje se me shfaqjen e dramës “Servantes dhe Dulcinea”, do të kenë mundësi të kënaqen, jo vetëm tiranasit, por edhe mysafirët tanë të cilët i presim që të na bashkëngjiten. Në dramën  “Servantes dhe Dulcinea luajnë aktorët Atif Hasanaga, Shefqet Luca, Muho Uruçi, Flutura Mustafa, Munib Abazi, Jonuz Abazi, Barbana Draga, Samir Ismaili, Ali Peri, Sakib Lika, Eldin Kurti, Ardian Veliqi, Xhemal Peri, Albana Kurti dhe Ilirjana Rama. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje