Server: Nikolic përgjegjës
për situatën në veri

Server: Nikolic përgjegjës <br />për situatën në veri
PRISHTINE- Analisti amerikan Daniel Server bën përgjegjës presidentin e sapozgjedhur serb Tomislav Nikolic për situatën e krijuar së fundi në veri të Kosovës.
“Fakti që Nikolic u deklarua kundër heqjes së barrikadave në veri nga trupat e KFOR-it, e bën atë përgjegjës direkt për situatën e krijuar dhe për këtë ai do të japë llogarin në Bruksel”, deklaron Server për të përditshmen kosovare “Express”.
Server vijon më tej se autorët që nxitën përleshjet i përkasin pjesës radikale të serbëve në veriun e vendit.
“Nuk ka dyshim në mendjen time se ata që kanë gjuajtur mbi trupat e KFOR-it janë kriminelë dhe KFOR-i duhet t’i arrestojë. Ju siguroj se Angela Merkel nuk do të jetë e gëzuar me faktin se ushtarët gjermanë mbetën aty të plagosur. Kur Nikolic thotë ato që ka thënë, atëherë ai e ka bërë veten përgjegjës për ato që kanë ndodhur në veri. Pra, duhet të presim se si do të reagojë Merkel dhe çka do t’i thotë Nikolicit”, ka thënë Server. (ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza