Serveri i tatimeve, Vrenezi: S'u
klonuan të dhënat e subjekteve

Serveri i tatimeve, Vrenezi: S'u<br />klonuan të dhënat e subjekteve
Florian Vrenezi, pjesë e grupit të auditit që kontrolloi sistemin e Tatimeve në 2013, ka hedhur poshtë akuzat për klonimin e të dhënave të tatimpaguesve dhe marrjen e pjesëve të serverit.
 
Ai ka raportuar në Komisionin e Posaçëm parlamentar për këtë qëllim se në kamerat e tatimeve shfaqen persona që transportojnë pajisje kompjuterike dhe jo pjesë të serverit.
 
I pyetur nga anëtarët e djathtë të Komisionit, Vrenezi tha se në momentin e kontrollit serveri ishte jashtë standardeve të sigurisë, me pasuordet që nuk ndërroheshin prej vitesh, ndërkohë që qenë bërë ndërhyrje të shumta joprofesionale.
 
Sipas tij, kontrolli dhe grupi i auditit u ngrit nga Ministria e Financave, ndërkohë që ai nuk qe paguar për pjesëmarrjen në kontroll. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)





 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga shtëpia  ju presin emocione të reja... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga shtëpia ju presin emocione të reja... Çfarë thonë yjet për ju sot