Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi mbajti fjalën e tij në fillim të sesionit të ri parlamentar.

Peleshi deklaroi se do vazhdojë ta kryejë detyrën e tij me paanësi dhe shtoi se tashmë Shqipëria ndodhet në fazë të re, sa i përket procesit të anëtarësimit në BE.

Sipas Peleshit, integrimi i vendit kërkon konsesus të gjerë. Opozita shkaktoi kaos në sallë.

“Si kryetar i Kuvendit do të vazhdoj të ushtroj detyrën me paanësi. Europa ka qenë fokus kryesor i veprimtarisë sonë, Shqipëria është në fazë të re, nga proces integrimi në proces anëarësimi. Kjo kërkon konsues të gjerë. Objektivi ynë është i qartë, mbyllja e negociatave teknike në vitin 2027. Kuvendi mban gjallë ekuilibrat kushtetuese. Mbështetja ndaj drejtësisë mbetet e palëkundur. Sesioni që nisim sot, e para agjenda e integrimit europian, diplomacia parlamentare, mbikëqyrje më e fortë, një kuvend i hapur, 24/7. Na pret një volum i madh pune, është privilegj dhe përgjegjësi, ta afrojmë Shqipërinë me Europën. Kuvendi duhet të jetë më europian në etikë. Ju uroj punë të mbarë dhe suksese në këtë seksion parlamentar”, theksoi Peleshi.


Lajmi kryesor:

Sesioni i ri parlamentar nis me kaos/ PD bllokon foltoren dhe kërkon largimin e Ballukut nga salla: Dorëzojani drejtësisë