Shkarkimi i Metës, PS: Kemi fakte e prova, presim të shprehet Gjykata Kushtetuese! Brenda vitit mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me BE

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se PS do të pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i takon shkarkimit apo jo të Presidentit Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se më 18 janar do të zhvillohet një seanca në Kushtetuese ku ata do të paraqesin provat e faktet me të cilat argumentojnë shkarkimin e Metës.

“Më 18 janar zhvillohet një seancë e parë e Kushtetuese, ku pala në fjalë, që është kuvendi, e njëjta shumicë që ishte në legjislaturën e kaluar ka përgjegjësinë që të shkojë në Kushtetuese dhe të mbrojë qëndrimin në fjalë. Kështu që një përfaqësi do të jetë në atë seancë për të paraqitur të gjitha provat e gjetura për shkarkimin e presidentit. Ajo që ne kemi gjetur në raportin përfundimtar të komisionit janë fakte dhe prova që justifikojnë shkarkimin. Kushtetuta nuk ka lënë vakum në këtë aspekt. Në momentin e shkarkimit të presidentit, menjëherë kryetari i kuvendit ushtron kompetencat dhe kuvendi nis procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri. Proceduara është e qartë”, u shpreh Balla.

Ndalur te procesi i integrimit, Balla shprehu besimin se brenda vitit për Shqipërinë do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

“Dëshira ime është që puna të vijojë normalisht e ne të përmbushim detyrimet që Kuvendi ka. Përmbyllja e procesit të Vettingut, është diçka që nuk ka të bëjë me agjendën politike, por ka të bëjë me agjendën e rëndësishme të rrugës Evropiane të Shqipërisë. Viti 2022 është i rëndësishëm në këtë drejtim. Përgjatë këtij vitit do të kemi mundësi të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Unë mendoj që ka ardhur koha që Shqipëria ta mbajë domosdoshmërish Konferencën e Parë Ndërqeveritare sepse s’ka asnjë pengesë”, tha Balla.

Një koment Balla e pati edhe për zgjatjen e afateve të vettingut, ku tha se është nevojë që duhet të përmbyllet sa më shpejt.

“Unë besoj që pritshmëria e partnerëve, është që ne në frymën e një përgjegjësie të madhe që kemi ndaj fateve të vendit ta përmbyllim në datat e para të sesioneve për të shtyrë Vettingun. Ne kemi diskutuar edhe për aspekte të tjera në Kryesi. Janë shumë projektligje që do të diskutohen. Janë depozituar shumë projektligje të tjera. Janë rreth 22 mijë zgjedhës, që kanë marrë iniciativën për ti propozuar Kuvendit dhe për një ligj për dhunën”, tha Balla.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin