SEUL – Dy të vdekur pas një sulmi kundër ambasadës koreano-jugore në Libi

SEUL - Një grup personash të armatosur të paidentifikuar ndërmorën një sulm kundër ambasadës së Koresë së Jugut në Tripoli, ku dy roja libiane u vranë, njoftoi  sot ministria koreano-jugore e Punëve të Jashtme.
"Agresorët hapën zjarr dhjetëra herë kundër ambasadës nga bordi i një makine", shtoi zëdhënësi.
Dy roja libiane u vranë dhe një tjetër u plagos.
"Tre koreano-jugorë, dy prej të cilëve diplomatë po punonin në ambasadë në momentin e sulmit, por nuk u prekën nga të shtënat", sipas të njëjtit burim.
"Nuk dimë ende nëse ky sulm kishte si shënjestër ambasadën apo rojat libiane ngarkuar me sigurinë", theksoi zëdhënësi duke shtuar se autoritetet po strudionin mundësinë e evakuimit të të gjithë shtetasve të tyre të pranishëm në Libi.
Zëdhënësi nuk ka dhënë detaje për autorët e sulmit, por agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap kishte njoftuar më herët se bëhej fjalë për islamikë.
Libia është zhytur në kaos që prej rrëzimit të Muammar Kadafit në përfundim të tetë muajve konflikt në vitin 2011./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: SHBA po vlerëson mundësinë për të furnizuar sërish me armë për Izraelin