SEUL, 9 korrik /ATSH-AFP/ - Koreja e Veriut lëshoi sot dy raketa me rreze të shkurtër veprimi në detin e Japonisë, sipas Koresë së Jugut, një javë pas testimeve të ngjashme.
Një zëdhënës i shtabit të përgjithhsëm koreano-jugor theksoi se Veriu kishte lëshuar, që nga provinca e saj Hwanghae, dy raketa me rreze të shkurtër veprimi, që kanë rënë në detin e Japonisë, në brigjet lindore.
"Ne dyshojmë për raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi", konfirmoi zëdhënësi.
Koreja e Veriut kërcënoi javën e kaluar vazhdimin e testimit të raketave duke sfiduar Perëndimin që i kishte kërkuar të ndalë programin e armëve.
Pheniani testoi javën e kaluar dy raketa me rreze të shkurtër veprimi që prej brigjeve lindore, njjë ditë para vizitës në Seul të presidentit kinez, Xi Jinping./
/ec/
/Shqiptarja.com