Seuli: Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike

Seuli: Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike

Seuli ka thënë të martën se Koreja Veriore ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër, çka përbën lansimin e dytë të tillë nga Pheniani në tri ditë. Këto lansime përkojnë me kohën kur Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur stërvitjet më të mëdha ushtarake në pesë vjetët e fundit. Stërvitjet kanë nisur të hënën dhe do të zgjasin 10 ditë.

Uashingtoni dhe Seuli kanë rritur bashkëpunimin në mbrojtje, pas rritjes së kërcënimeve ushtarake dhe atyre bërthamore nga Koreja Veriore, e cila ka testuar një seri të armëve të ndaluara në muajt e fundit. Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë jugkoreane ka thënë se raketat kanë fluturuar rreth 620 kilometra.

“Ushtria jonë e ka rritur vëzhgimin dhe vigjilencën, në përgatitje e sipër për lansime tjera”, kanë thënë zyrtarë ushtarakë.

Zëdhënësi i Qeverisë japoneze, Hirokazu Matsuno, ka thënë se raketat nuk kanë prekur ujërat e Japonisë, ndonëse Tokio dyshon që Koreja Veriore mund të kryejë “hapa tjerë provokativë”. Verikoreanët është thënë se janë duke zhvilluar një lloj rakete me rreze të gjatë, Hwasong-17. Por, ekspertët besojnë se verikoreanët kanë dështuar disa herë në testim të Hwasong-17. Më 2022, Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore.

Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje. Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017, pavarësisht sanksioneve. Ky shtet në lindje të Azisë dënon vazhdimisht sanksionet dhe deklaron se sistemi bërthamor i duhet për qëllime të mbrojtjes./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës