Sevilla-Inter finalja e Europa League, zikaltërit 'shuplakë' Shakhtar-it (VIDEO)

Do të jetë Sevilla-Inter finalja e madhe e Europa League. Italianët i dhanë një "shuplakë" ukrainasve të Shakhtar Donetsk duke i mundur 5-0 në gjysmëfinale dhe kapin finalen e së premtes. Shkëlqeu dyshja e sulmit Lautaro Martinez-Lukaku që shënuan nga dy gola secili ndersa në mes u fut edhe D'Ambrosio që realizoi golin e dytë të takimit.

Lautaro zhbllokoi ndeshjen në minutën e 19-të dhe shënoi më pas edhe golin e tretë të takimit ndërsa belgu Lukaku shtoi dy golat e fundit dhe mbylli llogaritë.Ekipi i drejtuar nga Conte shprehu gjithë potencialin e tij ndërsa ukrainasit u treguan të pafuqishëm.

Interi rikthehet pas 10 vitesh në një finale të madhe të futbollit europian dhe do të "luftojë" me spanjollët e Sevilla për trofeun. Finalja e Europa League mes Sevillas dhe Interit do luhet më 21 gusht në stadiumin e Këlnit në Gjermani..

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë