Europa dorëzon sonte trofeun e parë, në Sevilje luhet Frankfurt-Rangers! Afërsisht 200 mijë tifozë në qytet

Europa dorëzon sonte trofeun e parë, në Sevilje luhet Frankfurt-Rangers! Afërsisht 200 mijë tifozë në qytet

Futbollistët e Rangers dhe Frankfurt si dhe kupa e Europa League

Sonte do të dorëzohet trofeu i parë Europian në Sevilje pasi në orën 21:00 luhet finalja e Europa League mes Eintracht Frankfurt dhe Gllasgow Rangers. Të dy klubet prej dekadash nuk e luajnë një finale europiane dhe sonte tifozë gjermanë dhe skocezë sëbashku arrijnë në 200 mijë vetë në Sevilje pavarësisht se stadiumi kapacitetin maksimal e ka 42 mijë vende.

Frankfurt finalen e fundit europiane e ka luajtur në vitin 1980, duke fituar derbin me Munchengladbach dhe duke ngritur kupën UEFA, ndërsa edhe Rangers është njëherë fitues i kësaj kupe pavarësisht se në finalen e fundit, në 2008 e humbi kundër Zenit.

Sakaq të dy klubet kanë dhe dy përballje direkte mes tyre në Europë, në gjysmëfinalet e Kupës së Kampioneve në vitin 1960 me gjermanët që eliminuan turpshëm skocezët. Në fund të dy ndeshjeve Frankfurt u kualifikua në finale me rezultatin e përgjithshëm 14-4.

Edhe sonte gjermanët janë pak më të favorizuar në letër, ndërsa gjatë këtij sezoni nuk kanë humbur asnjë ndeshje në Europa League. E kundërta thuhet për Rangersë që dy ndeshjet e para në grup pësoi dy humbje, por rrugës e mori veten dhe deri në finale ka eliminuar rrugës dy ekipe gjermane. Sonte padiskutim që është një histiori tjetër.

Ne.k./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë