Ndërsa jemi në sezonin e gripit, Ministria e Shëndetësisë thotë se identifikimi i viruseve të gripit nëpërmjet laboratorëve të Institutit të Shëndetit Publik bën që të parandalohen shpërthimet e e varianteve të reja në popullatë.
Në një postim të publikuar nga MSH, mjekja shprehet se laboratori i referencës kombëtare për gripin dhe viruset e tjera respiratore në ISHP, prej 15 vitesh realizon teknikat molekulare të identofikimit viral me një saktësi të lartë.
Ajo thekson se ky laborator është pjesë e rrjetit global të laboratorëve të referencës së OBSH-së e cila ka për qëllim monitorimin e varianteve të reja
Sezoni i gripit sapo ka filluar në vendin tonë. Rastet e para janë identifikuar në tetor, me virusin e gripit të tipit A, nëntipi A (H1N1). Metodat e indetifikimit të viruseve respiratore bazohen në teknika molekulare të identifikimit viral dhe si të tilla japin një përgjigje të shpejtë për menaxhimin klinik të rasteve dhe parandalimin e shpërthimeve të varianteve të reja në popullatë.
Laboratori i referencës kombëtare për gripin dhe viruset e tjera respiratore në ISHP, prej 15 vitesh realizon teknikat molekulare të identofikimit viral me një saktësi të lartë. Ky laborator është pjesë e rrjetit global të laboratorëve të referencës së OBSH-së e cila ka për qëllim monitorimin e varianteve të reja”, shprehet mjekja.










Komente
Komento