Duket si një masakër, vendimi i Erion Muçollarit, por fermeri me shumë gjasa nuk ka rrugë tjetër. 25 vjeçari do të presë pemët e qershive. Një plantacion të tërë në kulmin e sezonit të prodhimit, sepse nuk nuk ka ku ta shes frutin.

“Vjen një momentë që ti i shërben bimës, e rrit dhe të vjen fundi të detyrojnë ta presësh në kohën e prodhimit. Punon gjatë gjithë vitit për të marrë prej saj, atë për të cilën ti punon”.

 

Sezoni i vjeljes se qërshive, i cili është një moment i rëndësishëm për kultivuesit e kësaj culture, pasi do të marrin pas, mundin dhe investimin e tyre, duket se nuk ka nisur mbarë në disa zona të Qarkut të Korçës

Sot tregtarët grumbullues e kërkojnë kilogramin e qershisë me 30-50 lekë, ndërkohë që për të mbuluar kostot duhet të ishte jo më pak se 100 lekë. Erioni  beson se grumbulluesit kanë marrëveshje mes tyre për te mbajtur çmimin e ulët, ndërsa instrumentat e mbikqyrjes së tregut nuk janë të interesuar për çfarë ndodh.

“ Në momentin  që ti shkon tek tregtari për ta shitur, ai jo vetëm që tallet, por të injoron. Për mendimin tim është shumë injorim dhe tallje në maksimalishtë, sepse të thotë me 30 lekë, 50 lekë kg, ndërkohë që vetëm punonjës kam pasur mbi 7. Paga për vjeljen e qershive shkon nga 20-25 mijë lekë. Unë me 4 kuintal qershi sa kam prerë sot, unë nuk mbuloja shpenzimet ditore. Gjithë tregtarët mblidhen bashkë dhe ti je I detyruar tua japësh, sepse ti ske as mbrojtje, se nëse ne fermerët bëhemi bashkë dhe nuk iu japim mall, atutomatikishtë do ngrihet”.

Dhe plantacionin tjetër me qershi që ka në fshatin Gështenjas, e pret i njejti fat, si një shenjë revolte ndaj goditjes së bujqësisë.

“Kam edhe një parcel tjetër edhe ata do ti prish, sepse nuk ia vlen, sidomos pjesa e qershisë. Nuk ia vlen më fare”.

Më herët në prag të fillimit të vjeljes së qershisë, fermeët e Dvoranit në Korçë thanë se gjysma e frutave ngelen në pemë dhe kalben pasi nuk kanë punonjës për të mbledhur. Nëse i referohemi çmimit në grumbullim, vitin e shkuar grumbulluesit e mblidhin nje kg qershi me 100-150 lekë ndersa këtë vit rreth tre herë më pak.